SHPËRNDAJE

Manchester United po synon ta transferojë mbrojtësin senegalez Kalidou Koulibaly.

Djajtë e Kuq kanë tentuar transferimin e senegalezit edhe vitin e kaluar por ka qenë Napoli që ka rezistuar ndaj ofertave të majme.

Calciomercato ka raportuar se klubi italian ka refuzuar tani vonë edhe një ofertë mbi 100 milionë euro nga United për qendërmbrojtësin.

Skuadra nga Old Traford ka ofruar 105 milionë euro për transferimin e Koulibalyt, por kjo ofertë është hedhur poshtë nga Napoli.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis synon që nga shitja e yllit të tyre të fitojë 150 milionë euro.

27-vjeçari ka kontratë me nën kampionët e Italisë deri në qershor të vitit 2023.

Interesim për ish-anëtarin e Genkut kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha si Real Madrid, Bayern Munich, Chelsea dhe Manchester City