SHPËRNDAJE

NASA ka filluar një garim për hulumtuesit që të zgjidhin një problem gjatë udhëtimit në hapsirë – dhe 3 zgjidhjet më të mira do të shpërblehen me 30.000 dollarë.

Problemi është nevoja e madhe dhe e vogël si dhe menstruacionet.

Momentalisht nuk ekziston ndonjë sistem i cili “eliminon këto mbetje” që NASA pret gjatë udhëtimit në Mars ose ateroid, ku astronautët do të mbeten edhe deri 6 ditë pa toalet.

Hulumtuesit kanë afat deri 20 dhjetor që të japin shembujt e tyre për një sistem dizajni, pasi pelenat nuk janë opcion real dhe i shëndoshë që mund të zgjasin 6 ditë.
Deri sa sa janë në rroba, astronautët e kanë të pamundur të prekin trupin e tyre.

Andaj, atyre i duhet ndihma e hulumtuesve – astronautëve i duhet një sistem që me efikasitet i fshin fekaljet, urinën dhe gjakderdhjen menstruale, pa rrezik nga infeksioni.

Qëllimi i shkenctarëve nga NASA është që tri fituesit të testohen në vitin e ardhshëm dhe plotësisht pastaj të implementohen në tre vitete e ardhshme ky sistem.

Për të gjitha detajet klikoni këtu