SHPËRNDAJE

Profesor Dali Emërllahu, padyshim që mbetet njëri nga figurat më të spikatura të arsimit shqip në Kosovë, i cili me angazhimin e tij prej një eksperti, studiuesi, atdhetari, patrioti e mbi të gjitha të një pedagogu të dëshmuar arriti që për shumë vite të nxjerr gjenerata të tëra në dritë.

Dali Emërllahu do të mbetet gjatë në kujtesën arsimore e universitare. Pjesëmarrës dhe autor i shumë ngjarjeve politike, arsimore, shkencore e kulturore. Autor i qindra punimeve shkencore e studimore, veprues e bashkërendues i shumë situatave nëpër të cilat ka kaluar populli i Kosovës dhe ai i Luginës.

Sipas familjarëve varrimi i profesor Daliut bëhet më datën 8 prill në varrezat e qytetit duke filluar nga ora 16:30.