SHPËRNDAJE

Ndahet nga jeta në moshën 76 vjeçare Sadije Agolli, bashkëshortja e të ndjerit Dritëro Agolli. Mësohet se Sadija ka ndërruar jetë para një orë në spitalin e Neurologjisë ku ndodhej prej një jave. Ikja e saj vjen dy vite pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit Agolli. Sadije Agolli, ka qenë bashkëshoqëruesja e pandarë e tij, mikja më e mirë, dhe e përjetoi pafundësisht humbjen e shkrimtarit. Letrat e dashurisë mes Sadije e Dritëro Agollit janë të mahnitshme dhe ngjallin interes të jashtëzakonshëm për lexuesit, pasi janë shembulli i një dashurie që forcohet bashkë me kohën.