SHPËRNDAJE

Arsenali nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë te Southamptoni, që ndali Topçinjtë në një barazim prej 2-2.

Nga fillimi i takimit ishin vendasit e Southampton ata që dominuan totalisht takimin, duke sulmuar Arsenalin inept.

Goli erdhi pas 21 minutash lojë, kur Fonte u gjend mirë në zonë për të shënuar për 1-0.

Deri në fund të pjesës së parë Southampton ishte shumë pranë golit tjetër, por ishte pafat.

Në pjesën e dytë Arsenali u rikthye sensacionalisht. Olivier Giroud (48’) realizoi për 1-1, teksa Santi Cazorla në minutën e 52-të shënoi për 2-1 dhe gëzimin e tifozëve të Arsenalit që nuk besuan se ekipi i tyre që luajti kaq keq, mund të kthehej.

Mirëpo, përgjigja e Southamptonit nuk vonoi. Lallana ishte ai që realizoi për 2-2 në minutën e 54, duke vështirësuar punët për Topçinjtë.

E punët i vështirësoi edhe më shumë Mathieu Flamini kur në minutën e 80-të la ekipin e tij me një lojtar më pak.

Kështu Arsenali nuk arriti të realizonte, por as nuk pranoi një gol e shpëtoi duke marrë një pikë.

Pas këtij barazimi hapet lufta për titull në Premier League, pasi Arsenali ka 52 pikë, dy pikë më shumë se Manchester City që i shkon Tottenhamit në shtëpi të mërkurën mbrëma dhe tri pikë më shumë se Chelsea që pret West Hamin.