SHPËRNDAJE

Kryerja e një operacioni është një veprimtari mjaft delikate, jo vetëm për pacientin, por edhe për mjekët.

Zakonisht spitalet i kanë të gjitha mjetet e nevojshme për të kryer operacionet në kushte optimale, por se ka edhe raste të veçanta.

Në Kirgistan, kur mjekët po kryenin një operacion zemre, krejt papritur ikin dritat.

Ky ishte një moment shumë i vështirë për doktorin që mori përsipër operacionin. 

Duke qenë se operacioni kishte të bënte me zemrën dhe pacienti nuk priste dot, doktori ka sinjalizuar mjekët e tjërë të ndezin celularët për dritë.

Për fat të mirë, edhe nën dritën e celularëve, operacioni ka shkuar siç duhet.