SHPËRNDAJE

Transmeton
ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej atyre dyve, nga i dërguari i Allahut i cili thotë: ”Vërtetë, Allahu ju ndalon të betoheni në prindërit tuaj, por ai që betohet, le të betohet në Allahun ose le të heshtë”.(1)

Transmeton
Burejde, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i dërguari i Allahut ka thënë: ”Ai që betohet në emanet nuk është prej nesh”. (2)

Transmeton
ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej atyre dyve, se ai ka dëgjuar një njeri duke thënë: Jo, pasha Qaben. Ibën Omeri i tha: Mos u beto jo në Allahun, kam dëgjuar të dërguarin e Allahut duke thënë: ”Kush betohet në dike tjetër pos Allahut, ka bërë kufër ose ka bërë shirk”. (3)
Komneti:

Betimi
i krijesës në diçka është madhërim për atë, pra nuk lejohet të betohet përveç se në Allahun. I dërguari i Allahut e ka llogaritur betimin jo në Allahun shirk për shkak të barazisë së dikujt tjetër, pos Allahut me Allahun në madhërime, qoftë edhe me shprehje, është obligim tërheqja e vërejtjes nga kjo dhe refuzimi
ndaj atij që e thotë.

Dobitë:
1.
Ndalimi i betimit në dikend tjetër, pos Allahut dhe se ky është shirk i vogël dhe njëherit është prej mëkateve më të mëdha . 2. Ndalimi i betimit në pejgamber, Qabe, nderë, jeteë dhe të tjera krijesa. 3- Nuk lejohet betimi, përveç se në Allahun, në emrat e Tij apo në cilësitë e Tij.

Fusnota:
1) Buhariu 11/530 hadithi nr. 6646, Muslimi 1646 2) Ebu Davudi 3253, imam Neveviu ka thënë me isnad të saktë, hadithin e ka saktësuar shejh Albani në sahihul-xhami 6203. 3) Tirmishiu 1535, hadithin e ka saktësuar shejh Albani në sahihul-xhami 6204.

Nga arabishtja: Hoxhë Valdet Kamberi