SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj reagoi lidhur me ndalimin e këshilltarit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nebojsha Jakovleviç nga autoritetet serbe, duke thënë se ky është veprim i papranueshëm.

Haradinaj tha se Jakovjeviç është këshilltar në MPMS, anëtar i partisë SLS si dhe vëllai i nënkryetarit të Komunës së Obiliqit, familje kjo të cilën kryeministri e vizitoi gjatë muajit dhjetor.

Sipas Haradinajt, ky veprim është pjesë e një fushate të orkestruar e pushtetit serb, për të kërcënuar drejtpërdrejtë komunitetin serb të Kosovës. Kryeministri i Kosovës i kërkoi Bashkimit Europian që t’i bëjë presion Beogradit që të ndalojë menjëherë veprimet e tillë të njëpasnjëshme kundër qytetarëve të Kosovës.