SHPËRNDAJE

Arrest

Forcat e bashkuara të ushtrisë dhe MUP-it janë angazhuar për të ruajtur kufirin shtetërorë, dhe në bashkëpunim me drejtoratet e policisë në Vranjë dhe Nish, në aksione të ndara kanë arrestuar 2 persona nga Bujanoci në tentim të trafikojnë migrantë, njofton policia, transmeton presheva.com.

Në veturën G.C (49) nga Bujanoci ka tentuar ilegalisht që të transportoj 2 shtetas të Pakistanit dhe 3 të Sirisë.

Pas mbajtjes së 48 orëve në stacion policor, iu është caktuar paraburgim prej 30 ditëve.

Në rastin tjetër, në kontrollimet rutinë, kanë ndaluar një veturë e cila po drejtohej nga S.F (36) me targa “VR” nga Bujanoci duke transportuar 16 migrantë me prejardhje nga Afganistani. /presheva.com/