SHPËRNDAJE

Deklarata e fundit e tetë anëtarëve të kryesisë dhe këshilltarëve të PDSH-së në Kuvendin Komunal shfaqë publikisht indinjatën dhe kundershtimet politike brenda Partisë më të madhe në Preshevë. Në këtë deklaratë kërkohet që të ndërpritet proçesi i manipuluar zgjedhorë dhe se organet e dala nga këto zgjedhje do të jenë jolegjitime dhe të papranueshme.

Kryetari i tanishëm i PDSH-së Ragmi Mustafa edhe pse pas zgjedhjeve lokale ka treguar unitet dhe bashkëveprim, tani ai rrezikon ndarjen e Partisë duke mos i përfillur kërkesat e tetë anëtarëve të kryesisë dhe këshillatarëve të PDSH-së në Kuvendin komunal. Ragmi Mustafa do të pësojë një humbje të rëndë politike pasi sipas gjitha gjasave do të mbetet me më pak se 6 këshilltarë.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve të fundit në Komunën e Preshevës: PDSH ka 14 këshilltarë, APN 11 këshilltarë, PVD 10 këshilltarë, BDL 2 këshilltarë si dhe UDSH 1 këshilltarë. Kjo sjell koalicionin APN-PVD në një situatë të vështirë, pasi tani me tetë këshilltarët tjerë do të ishte e mundshme një ndryshim i pushtetit. Kombinatorika e mundesive për pushtet është zgjeruar duke pasur parasysh se APN së bashku me 8 këshilltarët e PDSH-së apo PVD sëbashku me 8 këshilltarët e PDSH-së si dhe partnerin e tretë UDSH apo BDL mund të formojnë një koalicon pushteti.

Dihet se kryetari i APN-së Shqiprim Arifi si dhe ai i PVD-së Riza Halimi kanë hedhur poshtë në mënyrë kategorike ndarjen e koalicionit të tanishëm. /presheva.com/