SHPËRNDAJE

IkjaDheuBardhe

Në dy ditët e fundit, në pikën kufitare Dheu i bardhë, është penguar migrimin masiv i shqiptarëve nga Kosova, raporton B92.
Kjo pikë kufitare është pothuajse e braktisur. Minibusët që janë të regjistruar për linjat në drejtim të Beogradit, Suboticës dhe Gjermanisë po kontrollohen me orë të tëra.

Tani kosovarët po kalojnë në mënyrë të paligjshme në territorin e Bujanocit, në mënyrë që t’i shmangen kontrolleve të rrepta të policisë serbe.

Stacioni i autobusëve në Bujanoc gjithashtu është bosh. Deri pak ditë më parë nga ky vend çdo mbrëmje dhe mëngjes, drejt Hungarisë niseshin nga katër apo pesë autobusë me shqiptarët e Kosovës.

Përmes vendkalimit të Dheu i Bardhë kalonin ndërmjet 300 dhe 400 qytetarëve të Kosovës.

Vlen të theksohet se deri më tani Kosovën e kanë braktisur rreth 50 mijë qytetarë brenda dy muajve të fundit, sipas një raporti të Agjencisë Inteligjente të Kosovës.