SHPËRNDAJE

Dje në moshën 70 vjeçare, u nda nga jeta ish mësuesja e shkollës sonë Fikrije Ramadani.
Mësuesja Fikrije tërë jetën ia kushtoi punës në arsim. Ishte një pedagoge shumë e mirë dhe e përkushtuar.
Në këto çaste të rënda, shprehim ngushëllime më të thella për familjarët, kolegët dhe të gjithë nxënësit e saj! /presheva.com/