SHPËRNDAJE

Fëmijët e Preshevës mësojnë në çerdhe të improvizuara në barakë ndërsa në Shoshajë ku ka më pak se dy fëmijë që vijojnë arsimin parashkollorë është një objekt i pafunksionalizuar. Mbrapshtia e pushtetit të kaluar nuk ka të ndalur nga ajo që po shohim cdo ditë në terren, ka thënë i pari i Preshevës, Shqiprim Arifi.

Ndërtesa që është planifikuar për çerdhe në Shoshajë është jashtë funksionalizimit, pa rrymë, pa kanalizim por vetëm se janë bërë pazare të pushtetit të atëhershëm dhe punë kryesve vendorë. Urgjencë e pushtetit lokal që drejtojmë ne është ta fusim në funksionalizim këtë objekt dhe pastaj në dakordësi me bashkësinë lokale do të përcaktohemi se për cfarë do të shfrytëzohet.

Logjika e mbrapsht e pushtetit 12 vjeçarë që na ka trashëguar probleme po na kushton të gjithë qytetarëve, ka thënë Arifi./presheva.com/