SHPËRNDAJE

Ambasadori i Zvicrës në Serbi Jean Daniel Ruh ka vizituar sot maternitetin e Preshevës, e cila është e pajisuar me mjetet e Bashkimit Evropian dhe qeverisë Zvicrës nëpërmjet programit për partneritet evropian me komunat EU Progres.

Shtatzënat e komunës së Preshevës dhe Bujanocit janë detyruar të shkojnë në Vranjë, Shkup, Gjilan, Kumanovë e Prishtinë për të lindur, pasi materniteti në Preshevë nuk ka qenë në funksion nga viti 1989. Duke i faleminderuar Bashkimit Evropian dhe qeverisë Zvicerane, materninteti është i pajisur me aparat ultrazë, inkubatorë, sterilizatorë, defibrilatorë dhe aparaturë tjetër me vlerë 255.000 euro, ndërsa vlersohet se në këtë maternitet pritet të lindin rreth 400 gra në vit.

“Zvicra përkrahë ndryshimet pozitive regjionale në Serbi, dhe shërbimet shëndetsore kualitative janë shumë të rëndësishme për të përmirësuar kushtet jetësore në pjesët e pazhvilluara të shtetit. Më vjen shumë mirë kur shoh rezultatet e ndihmës sonë, konkretisht për shembull maternitetin” ka thënë ambasadori i Zvicrës, transmeton presheva.com.

Gjatë vizitës së tij dy ditore në Preshevë dhe Bujanoc, ambasadori Ruh sot është takuar me kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.

“Me rëndësi është që të gjithë të dalin në zgjedhje, posaçërisht pakicat. Me rëndësi është që të dëgjohet zëri i tyre dhe të kenë përfaqësues të tyre në parlament, pasi kush nuk voton, pranon vendimin e shumicës” ka thënë ambadasori Ruh gjatë vizitës së tij. /presheva.com/