SHPËRNDAJE

“Quentin Tarantino Fan Club” e ka publikuar një xhirim në faqen zyrtare, ku shihet ndikimi i filmbërësit legjendar dhe filmit ikonik “Pulp Fiction” në te Vince Gilligan dhe seriali i tij, “Breaking Bad”.

Filmi kult “Pulp Fiction”, skenarin e të cilit e ka bërë Tarantino, është dhënë premierë në vitin 1994, ndërsa vazhdon të ketë ndikim edhe në realizimet e reja kinematografike.

Hit-seriali “Breaking Bad”, i cili është transmetuar në pesë sezone gjatë viteve 2008 – 2013, është një prej realizimeve që është ndikuar nga filmi në fjalë.

Seriali “Breaking Bad” akoma e mban statusin e një prej serialeve më të emetuara në histori të televizionit.

Mirëpo, në asnjë moment nuk mund ta mohojë ndikimin e legjendës Quentin Tarantino në këtë sukses.