SHPËRNDAJE

Ndodh edhe kjo! Një vajzë e quajtur Michele Kobke ka rënë në dashuri me një aeroplan me emrin Schatz. Kjo është një marrëdhënie në distancë, pasi Schatz shpesh ka nevojë të fluturojë në vende të largëta, por Michele merr një kopje të aeroplanit në shtrat çdo natë. Madje ajo shpreson se një ditë, distanca mes tyre do të zhduket dhe ajo dhe Schatz do të jenë në gjendje të martohen,.

“Schatz është dashuria ime e parë”, thotë Michele. “Kjo është marrëdhënia më e bukur që mund të imagjinoni”. Kjo ishte dashuri në shikim të parë për Michele, e cila u takua me aeroplanin në aeroportin Tegel të Berlinit në 2014. Ajo kishte dashur të fluturonte për muaj përpara, pasi kishte qenë vetëm në fluturimin e saj të parë në 2013, por Schatz ishte diçka e veçantë.

“Herën e fundit kur isha në marrëdhënie me një burrë ishte në vitin 2011, por nuk kishte dashuri aty”, shpjegon ajo.