SHPËRNDAJE

Ashtu si në Beograd para tre vitesh, kur në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë mbi stadium u shfaq flamuri i “Shqipërisë së Madhe”, ditën e djeshme mbi stadiumin e Mostarit në Bosnjë Hercegovinë, gjatë ndeshjes derbi mes Zrinsit dhe Sarajevës, u shfaq një dron me flamurin e Kroacisë, i cili ishte një provokim për ekipin boshnjak të Sarajevës.

Flamuri kroat është i ndaluar me kushtetutën e Bosnjë Hercegovinës. Gjyqtari e ndërpreu ndeshjen, deri sa u hoq droni me flamurin. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të miqve nga Sarajeva.