SHPËRNDAJE

Më shumë se 8,000 njerëz janë kapur duke punuar në mënyrë ilegale gjatë kontrollave të inspektorëve të punës që nga fillimi i vitit, bëjnë të ditur të dhënat e Ministrisë së Punës.

Inspektorët e punës nga janiari i këtij viti deri në muajin gushat kanë kryer 40.498 kontrolla, kanë bërë të ditur në Ministrinë e Punës. Të dhënat tregojnë se inspektorët kanë gjetur 8,747 persona që punonin në mënyrë ilegale.

Shumica e punëtorëve të padeklaruar janë në tregti, ndërtimtari, hotelieri, prodhim të tekstilit, lëkurë dhe këpucë, prodhime ushqimore, në veprimtarit e akomodimit dhe ushqimit.

Në Ministri thonë se numri i punëtorëve të padeklaruar të gjetur ka rënë për 22% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga ana tjetër, janë paraqitur 7% më shumë kërkesa për procedura kundërvajtëse. “Në këtë parasegjithash kanë ndikuar plotësimet dhe ndryshimet e Ligjit të Punës, sipas të cilit janë përcaktuar detyrimet e punëdhënësit për të paraqitur kërkesat për sigurime sociale përpara fillimit të punëtorit në punë, dhe jo brenda tre ditëve nga momenti i nënshkrimit të kontratës së punës, siç ka qenë e paraparë më parë.

Ndërsa rastet e shpeshta kanë qenë, kur gjatë kontrollimit të inspektorëve punëtorëve iu kanë dhënë kontratat e punës nga ana e punëdhënësit, ndërsa padia mbi paraqitjen në sigurim nuk është inicuar sepse afati prej tre ditësh nuk kishte mbaruar – thonë nga Ministria.

Të dhënat e Ministrisë tregojnë se këtë vit, pas masave të marra nga inspektorët e punës, punëdhënësit kanë krijuar mardhënie pune me 6.826 persona nga 8,747 persona të gjetur të padeklaruar në punë.

Në Ministri thonë se puna e paligjshme, si dhe parregullsi të tjera, mund të raportohen në linjën e informacionit falas duke telefonuar (0800 300 307)/presheva.com/