SHPËRNDAJE

Ancelotti ka plan që Cristianon ta vendos si sulmues. Portugezi nuk ka asgjë kundër, pasi dëshiron të arrij rekordin e Raul. Problemi me Casillas mbetet, ai nuk do të mbroj portën më para tifozëve vendas?

Deri sa mediet festojnë me Ronaldon, është zbuluar se që nga fillimi i sezonit Ancelotti po mendon që Ronaldon ta vendos si sulmues qendror. Ai do të luaj në vend të Benzema, çka do të hap vende për variacione në mesfushë, kombinim Bale dhe James me Isco i cili ka përparuar shumë dhe se e meriton të ketë shansin.

Edhe trajnerët më herët kishin ide të tillë, edhe Mourinho ka pasë ide të ngjajshme, por Ronaldo nuk ka qenë i kënaqur. Ai kohën e fundit po mendon se në këtë mënyrë mund të shenoj më shumë gola për ta arritur rekordin e Raul.

4 gola kundër Elche janë dëshmi, Raul ka 323 gola, Ronaldo ka shenuar 58 më pak, po për një kohë shumë më të shkurtër, dhe nëse vazhdon në këtë mënyrë, Ronaldo mund ta arrij atë që këtë sezonë, dhe nëse nua ia arrin, sezonin e ardhshëm me siguri se do ta thyej rekordin.

Eshtë interesante që Ronaldo është i vetmi lojtar në histori i cili ka luajtur 200 ndeshje për ndonjë klub në karierë dhe ka shenuar më shumë se një gol për ndeshje. Ronaldo në 254 ndeshje ka shenuar 265 gola.

Ancelotti edhe më tej ka kokëdhimbje me Casillas, tifozët konsiderojnë se ai nuk e meriton të jetë titullar. Navas ka luajtur kundër Elche, mirëpo Casillas prap do të kthhet kundër Villareal në ndeshjen e radhës.

Eshtë e qartë se një pjesë e tifozëve nuk heq dorë dhe do ta fishkëlloj atë në ndeshjen e parë që luhet në Bernabeu.

Sipas trajnerit italian, kjo ndikon keq tek ekipi. Nëse zgjidhet ky problem, atherë do të qetsohet edhe tifozeria, dhe se kjo do të paraqes një variacion sikur që Ancelotti bëri vitin e kaluar, kur Diego mbrojti në La Liga ndërsa Casillas nëpër kupa.

Italiani para sezonit kishte deklaruar se nuk ka kompromis, dhe se Casillas do të jetë portieri numër 1. Andaj, Lopez u detyruar të largohet nga Reali, ka ardhë Navas, për të cilin thuhet se punon më mirë se Casillas, nuk bën probleme, por është mëse e qartë se ai duhet të jetë portieri i parë.

Këto janë informacione të pakonfirmuara, por flitet se Casilla do të largohet nga Reali që në janar dhe do të transferohet në Angli. Casillas deshi të largohet këtë verë, por atë e ndaloi presidenti Florentino Perez. /presheva.com/