SHPËRNDAJE

Cadillac XT5 ka pësuar vetëm disa ndryshime të lehta, para se të prezantohet modeli i ri Pasi që u panë në publik Volkswagen Golf 202 dhe BMW X3 M që lansohet në po të njëjtin vit, janë siguruar pamjet edhe të Cadilac XT5.

Shumë më herët se që është pritur, kjo veturë është parë para Ministrisë të Industrisë dhe Teknologjisë Informative në Kinë. Ky mund të jetë edhe një model kinez, por së paku kemi një dijeni se çfarë mund të na sjellë prodhuesi amerikan. Eksterieri ka pësuar ndryshime të lehta, në këtë fazë që është pak kohë para se të prezantohet modeli i ri. Grilli horizontal është zëvendësuar me një tjetër, që i përket kryesisht modeleve të reja.

Derisa formati i dritave mbetet i njëjtë, sistemi i brendshëm LED duke se është i futur shumë më thellë, që prittë të ndriçojë më shumë. Nuk janë siguruar imazhet e enterierit, por thuhet se ky Cadillac mund ta ketë timonin e XT6 si dhe sistem më të avancuar teknologjik.