SHPËRNDAJE

Modifikime në Formula 1. 5 Çmime të Mëdha të kalendarit të vitit 2015, do të nisin një orë më para kohe në krahasim me programin që ishte parashikuar fillimisht. Vendimi u morr nga FIA, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, për të evituar rrezikun eventual që kushtet atmosferike të rrisin kohëzgjatjen e garave të cilat në këtë mënyrë do të përfundonin atëherë kur fillon të errësohet.

Me pak fjalë një masë parandaluese që të evitohet mundësia që të përsëritet një situatë si ajo në Suzuka, kur shiu dhe shikueshmëria e reduktuar ishin ndër faktorët që kontribuan në aksidentin e Jules Bianchi që u përplas me një mjet që po zhvendoste një makinë tjetër.

Fillimi parakohe i garave prek ato Çmime të Mëdha në të cilat jepet fillimi në një orë lokale në mënyrë që të jetë e përshtatshme me orën europiane, që garanton edhe audiencën më të madhe televizve të Formula 1.

Garat në fjalë janë:

Çmimi i Madh i Australisë, që fillon në orën 16:00 me atë lokale dhe në 06:00 të mëngjesit me orën në Shqipëri; ai i Malajzisë që starton në orën 15:00 me atë lokale dhe 09:00 të mëngjesit me atë shqiptare; i Kinës që starton në orën 14:00 në Lindjen e Largët dhe në orën 08:00 në Shqipëri; i Japonisë që starton në 14:00 me orën lokale dhe në 07:00 të mëngjesit në vendin tonë dhe në fund ai i Rusisë që nis në orën 14:00 me atë të Moskës dhe në 13:00 tek ne.

Formula1kalendar2015