SHPËRNDAJE

Po e filloj këtë artikull me thënien briliante të Charles Bukowski: Ndryshimi mes demokracisë e diktaturës është se në demokraci përpara votohet pastaj merren urdhra, ndërsa në diktaturë s’është nevoja të humbasim kohë duke shkuar në votim.

Pushtetet lokale në Luginën e Preshevës apo saktësisht në komunën e Preshevës në njëzet vitet e fundit kanë përjetuar dhe shërbyer në diktaturë por edhe tani në diktaturën e re me makiazhin e demokracisë, duke pikasur njerëz duke urdhëruar duke përfituar edhe në tendera të vogël, ata edhe hamburgerat në emër të komunës i kanë ngrënë, dikaturista të lindur të cilët i kanë ngulfatur dhe partitë e tyre politike vetëm me kryetarllëk, kostumi nuk të bënë politikan o njëri duhet të lindësh të jeshë dhe të dishë së pari të menaxhosh partinë tënde.

Njëra parti njëzet vite selinë pa qera, tjetra uzurpon zyrat e të rinjëve me paisjet teknike brenda dhe pretendon të udhëheq komunën. Njëri kryetar njëzet vite tjetri poashtu duke shkelur në fyt komunën dhe buxhetin komunal, dhëndurrë e reja të punësuar pa konkurs të pa shkollë e të pa kualifikuar.

Tenderomaniakët kanë etje për pushtetin të cilin e shfrytëzuan edhe baxhanakët, hallat e tezet e tyre, kurse neve të kualifikuar nuk na mbeti tjetër të kapim valixhet dhe drejt Zvicrës dhe Gjermanisë sepse si kemi asgjë Ragmiun dhe atë tjetrin para tijë, sjemi dhëndurrë të tyre dhe as nipëra e mbesa.

Janë mësuar këta mos me TARAÇKAT shumë, por tash ne po e taraçkatmi edhe ska me shku më kungulli mbi uji siç shkoi për njëzet vite, mos qani se nuk na dhimbseni se shkoni nëpër gjyqe, aty shkoni për hajni dhe jo patriotizëm.

Ah po ju vjen marre bre?

Shkruan: Aziz Aziri