SHPËRNDAJE

Në teritorin e komunës së Preshevës dhe Bujanocit në hapsirën kufitare me Maqedoninë, në vitin 2013 janë kapur duke tentuar të hyjnë në Serbi 6000 emigran ilegal, ndërsa 749 janë kapur në tranzit, ka deklaruar sot shefi i policisë kufitare për të huaj Boban Arizanoviq.

Arizanoviq ka thënë në konferencë vjetor për gazetarë, transmeton presheva.com se numri më i madh i migrantëve ilegal janë ndaluar në kufi me Maqedoninë dhe Kosovën, ndërsa numër më i vogël në kufi me Bullgarinë.

Kundër 81 personave për dyshim se kanë tentuar ti transportojnë këta migrant ilegal janë ngritur 56 padi. /presheva.com/