SHPËRNDAJE

Në një aksident trafiku në rrugën lokale Sremska Mitrovica – Veliki Radnici, kanë humbur jetën tre persona, ndërsa njëri është i lënduar rëndë.
Sipas medieve serbe, ka humbur jetën ish komandanti i njësitit paramilitar “Shkorpionët”, Sllobodan Mediq, gruaja e tij dhe djali.

Aksidenti ka ndodhë rreth orës 17, ku një veturë e markës “Renault” me targa BG ka goditur një veturë të tipit “Toyota” me targa NS, në të cilën kanë qenë tre persona dhe kanë humbur jetën.

Sllobodan Mediq, ka qenë ish komandant i njësitit paramilitar që ka vepruar në Kosovë gjatë luftës, dhe është i denuar me 20 vjet burg për shkak të krimeve.

Ai ka qenë i lirë për vikend me leje për të kaluar festat me familje, por pësoi aksident ku dhe humbi jetën me tërë familjen. /presheva.com/