SHPËRNDAJE

Mbi 6 kilogram marihuanë nga territori i Kosovës janë gjetur në vendkalimin kufitar Merdare në rrugë për Beograd, njofton dogana, transmeton presheva.com.

Droga ishte e paketuar në 6 qese dhe është gjetur gjatë kontrollimit të udhëtarëve dhe bagazhit të autobusit me targa VR i cili qarkullon në linjë të rregullt Brezovicë – Beograd.

Në pyetjen e doganierit se a kanë diçka për të lajmëruar, asnjëri nga udhëtarët nuk ka thënë se ka për të lajmëruar në doganë.

Kur i kanë marrë të gjithë udhëtarët çantat e tyre, në autobus ka mbetë e vetme një çantë e kuqe. Asnjëri nga udhëtarët nuk e ka marrë, thuhet në njoftim.

Në të përveç garderobës për fëmijë dhe dy qese ka pasë edhe 6 qese me marihuanë me peshë 6015 gram./presheva.com/