SHPËRNDAJE

Në Bashkësinë Lokale Corroticë prioritet për pushtetin lokal për vitin 2019 do të jetë renovimi i shkollës fillore Dituria për të krijuar kushte më të mira për fëmijët e Corroticës, tha kështu për media gjatë qëndrimit në Corroticë, kryetari komunës Shqiprim Arifi.

Revitalizimi i shkollës së fshatit do të jetë primare për ne sepse tash e sa vite më tepër ka pasur punësime partiake sesa investime. Kryetari i komunës poashtu ka premtuar se investimet e shkollës do të parashihen në Planin Investiv për rregullimin e tërësishëm infrastrukturorë të këtijë nstitucioni arsimorë./presheva.com/