SHPËRNDAJE

Në kuadër të “dialogut ndërserb” për Kosovën, Shoqata e familjeve të të rrëmbyerve dhe të vrarëve në Kosovë, sot në tryezë në Beograd ka kërkuar që dialogu i Serbisë dhe i Kosovës të ndërpritet, siç tha kryetari i kësaj shoqate Simo Spasic, “derisa shqiptarët në atë dialog të udhëhiqen nga kriminelët”.
Ai në këtë tryezë, ka thënë se shoqata që e udhëheq kërkon që të arrestohen ish -komandantët e UÇK-së ndërsa shtetin e Serbisë e ka ftuar ta shpallë referendumin për Kosovën.

“Pyetja (e referendumit) duhet të jetë a jeni që Serbia të shkojë në Europë pa Kosovën. Të shohim çfarë do të thonë qytetarët”, ka theksuar Spasic.
Snezhana Markoviq nga kjo shoqatë është angazhuar për ngrirje të këtij konflikti Serbi – Kosovë. Në këtë tryezë janë dëgjuar akuza të rënda rreth situatës në Kosovë.