SHPËRNDAJE

Në Bibliotekën e Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë në prani të një numri të madh të artëdashësve, u përuruan dy libra me poezi të dy poeteve nga Presheva: Havushe Kasumi-Ahmeti “Nuk vdesin yjet” dhe të poetes Hyrije Jusufi” Kthinave të jetës”.

Ky përurim u organizua nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë.Bilall Maliqi , kryetar i Sh.Sh. “Feniks” në përurimin e librit foli për edicionin e botimeve të sivjetme të shoqatës dhe premtoi se do të ketë edhe botime të tjera nga poetët anëtar të Shoqatës.

Për t’i përshëndetur të pranishmit fjalën përshëndetëse e mori drejtori i Bibliotekës z. Reshat Neziri, i cili poetëve preshevare iu uroi për promovimin e librav dhe u dëshiroi sukses dhe shëndet në jetë që këtë rrugëtim ta vazhdojn edhe më tutje.

Poetja Jalldëze Kasumi foli rreth dy botimeve të autorëve të asaj të poetës Havushe Kasumi Ahmeti dhe poetës Hyrije Jusufi.

Pati edhe deklamime poezish nga dy librat që u përuruan nga studentë e nxënës të pranishëm.

Para të pranishmëve fjalë rasti morën edhe autoret e librave të cilat i faënderuan të gjithë pjesëmarrësit që ishin prezent në përurimin e librave të tyre.

Në këto promovimeve pati edhe hapje diskutimi ku u paraqitën: Sevdail Hyseni, kryetar i BKSH “Perspektiva” në Bujanoc, poeti dhe aforisti, Alixhemal Salihu, poeti Arsim Halili dhe aforisti Halim Hasani.

Në fund për të pranishmit u shtrua një koktel rasti./presheva.com/