SHPËRNDAJE

Sipas të dhënave të fundit që i ka deklaruar drejtori i qendrës së veterinarisë në Bujanoc Miodrag Milkoviq, nëpër rrugët e Bujanocit ka më shumë se 1000 qen, siç thotë ai paraqesin gjithnjë e më shumë rrezik të madh për qytetarët.

“Që prej kur qeverisja lokale nga viti 2016 pas arsyje ka prishë kontratën me qendrën e veterinarisë e cila me sukses është marrë me këtë problem – nuk është bë asgjë. Asnjë rezultat për dy vitet e fundit” ka thënë Milkoviq.

“Qytetarët nuk kërcënohen vetëm nga sulmi i qenëve, por bëhet fjalë edhe për shkak të rrezikut të madh nga sëmundjet ngjitëse” ka thënë ai, transmeton presheva.com.