SHPËRNDAJE

Duhan

Në një aksion të përbashkët të policisë dhe doganierëve, në komunën e Bujanocit janë zbuluar 350 kilogram duhan të grirë për të cilën dyshohet se ka hyrë ilegalisht në Serbi.

Me të ashtuquajturën kontrollim të detajuar në natën e 4 prillit, çka nënkupton kontroll edhe jashtë pikës kufitare, policia shpesh ka konfiskuar mallra të ndryshëm, e posaçërisht duhan në këtë pjesë.

Secila veturë, pasi të kaloj pikën kufitare dhe vlersohet se duhet të ndalohet për kontrollë, ajo ndalohet dhe kontrollohet detajisht, ashtu ka ndodhë edhe me veturën e tipit “Volkswagen Touran” me targa të Pançevës, me të cilën po udhëtonte 30 vjeçari po nga ky qytet, transmeton presheva.com.

Ai 350 kilogram duhan i kishte paketuar në 15 qese, i kishte radhitur në dy rende dhje i kishte vendosur në pjesën e pasme të veturës, mirëpo pasi bëhej fjalë për një sasi të madhe të duhanit, ai ulëset e pasme i kishte shtrirë për të fituar më shumë hapsirë në veturë.

Për duhanin ai nuk ka pasë asnjë dokument, dhe sipas fjalëve të tij duhani ka prejardhje nga Maqedonia dhe është transportuar dhe ka hyrë nga Kosova.

Vozitësi ka udhëtuar drejt Serbisë qendrore dhe dyshohet se ka pasë për qëllim që duhanin ta shesë atje, njofton dogana për medie, transmeton presheva.com.