SHPËRNDAJE

ShqiperimArifi

Kryetari i ri në komunën e Preshevës Shqipërim Arifi për herë të parë flet rreth asaj se në çfarë gjendje e gjeti komunën, në çfarë gjendje gjendet llogaria e komunës së Preshevës dhe çfarë mund të presin Preshevarët në 100 ditëshin e parë si kryetar.

Presheva.com: Kryetar, tashmë ka kaluar një javë, në çfarë gjendje e gjetët komunën?

Shqiprim Arifi: Administrata komunale është në një gjendje shumë të tmerrueshme. Asgjë në të nuk është funksionale, si aspekti teknik (nyjet sanitare, instalimi elektrik, sistemi i ngrohjes, shkallët, korridoret, izolimi, pastërtia, telefonat, e shumë tjera) po ashtu edhe nga aspekti organizativ i mbrendshëm (kaos në kompetenca të organeve/shërbimeve, kaos financiar, kaos në planifikim të pushimeve, moskoordinimi mes drejtorave, etj).
Gjithashtu vet zyrja e Kryetarit kishte qenë në një gjendje katastrofale si nga aspekti i pastertisë (!) por edhe nga aspekti i dokumentacionit. Asnjë dokument nuk kemi mundur të gjejm, por edhe të gjitha të dhënat kompjuterike ishin të fshira. I ngjanë një situate të pastrimit të dokumentave dhe të dhënave të ndryshme.
Gjithashtu edhe vet ish-kryetari nuk ka bërë dorëzimin, gjë e cila e vështirëson edhe më shumë procesin e qartësimit të gjendjes së përgjithshme në Komunë. . Këtu dua të shfrytëzoj edhe njëherë rastin, të i bëj ftesë publike ish-kryetarit R. Mustafes, që të vjene në zyre dhe të sqaroj shumë gjëra të paqarta dhe kështu të bëhët një dorëzim si burra.
Shihet qartë se gjërat nuk kanë qenë në nivelin e duhur të profesionalizmit ku jemi duke dyshuar për keqpërdorime të shumta, të cilat jemi duke hulumtuar me ekipet tona.

Presheva.com: Po si qëndron puna me xhirollogarinë e Komunës?

Shqiprim Arifi: Duke patur parasysh se shumë delegacione ndërkombëtare menjëherë janë lajmruar që të na vizitojnë, por edhe shumë biznese që janë lajmëruar për të u takuar, por edhe duke ditur që Zyrja e Kryetarit është reprezentative dhe paraqet nderin e çdo qytetari në skenën Politike si dhe ndërkombëtare, ne pikë se pari ishim të detyruar patjetër të rinovonim zyrën dhe kabinetin e Kryetarit. Gjithashtu asnjë toalet nuk ka qenë funksional në gjithë Infrastrukturën komunale, vendosa që të bëhet renovimi e së paku një toalet për meshkuj dhe femra.
Për krejt këto punë kanë shpreh dëshirë aktivistët dhe dashamirët e ALTERNATIVËS të kryejn punë pa asnjë kompensim. Gjithashtu kemi pasur donacion nga Biznese për Materialet e ndryshme, pasi që nuk kemi gjetur asnjë cent në Xhirollogarinë e Komunës. Përkundrazi, xhirollogaria e Komunës paraqet një minus për momentin.
Dua që të gjithë të i falenderoj ne kete form per kontributin e dhënë.
Njëkohësisht kemi nisur edhe kontaktet e para me Institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Kemi organizuar takime pune me shumë Ambasada dhe Institucione të ndryshme. Rezultatet të cilët do të shihen në javët në vijim.

Presheva.com: Pas çdo ndërrim të pushtetit vjen edhe ndërrimi i drejtorëve, ju si do të veproni?

Shqiprim Arifi: Ne do të bëjmë Analizën e çdo drejtorati dhe punën e bërë deri më tani. Në bazë të saj vendosim tani për hapjen e konkursave për drejtor te rinj. Sipas asaj që patëm mundësi të shohim deri më tani, me siguri që ka me pas ndrrim të drejtorëve, pasi një numër i madh i drejtorve kan qenë më shumë përzgjedhje e Partisë në Pushtet se sa në bazë të Profesionalizimit dhe Strategjisë për atë Drejtoratë. Kështu që kemi parë me siguri fluktuacion në Drejtorata.

Presheva.com: Çka mund të presin Preshevarët në 100 ditët e para konkretisht?

Shiprim Arifi: Ndryshimet e para vetem se janë duke u parë, duke patur parasysh Interesimin e Ndërkombëtarve për Komunën tonë dhe mundësitë e bashkëpunimit me ta. Kjo nuk ka qenë rast 10 vitet e fundit. Gjithashtu edhe një interesim për bashkëpunim rrjedh nga Institucionet vendore, sidomos në përkrahjen e zhvillimit ekonomik.
Pastaj do të shohim shumë shpejt edhe investitorin e parë të huaj në Komunën tonë. Gjithashtu do të përpiqemi që komunën në tërësi do ta renovojmë, me institucione të depolitizuara. Administrata ka me qenë më e koordinuar me njëra tjetrën dhe shërbimet do të kryhen më me efikasitet. /presheva.com/