SHPËRNDAJE

Publikimi i një fotoje nga një dasmë në qytetin e Lushnjes ku salla e kërcimit është e mbushur me kartmonedha ka ngjallur komente në faqen e këngëtarit Ermal Mamaqi ne Facebook.

“Nga një dasmë jo shumë modeste nga Lushnja…”, shkruan ne Facebook drejtuesi i emisionit “6 Dite pa Ermalin” i cili poston një foto ku paratë e hedhura gjatë kërcimit mblidhen me fshesë.

Të shumta janë komentet lidhur me këtë status ku nuk mungojnë edhe ato si “ka lezet në Gjirokastër nuk e lenë lekun të bjerë në tokë”. Disa prej komentuesve sjellin foto nga qytete të ndryshme të cilat tregojnë hedhjen e parave gjatë kërcimit.

Kjo gje eshte kthyer në traditë në disa qytete të Shqipërisë.

 

Edhe dasma e “Madritit dhe Ajshes” që ka mbi 2.3 milionë shikime në Youtube, është njëra ndër dasmat shqiptare që është bë me luksin më të madh.

Në video shihet se si hidhet dollarët deri sa nusja dhe dhëndërri luajnë vallen.

Shikojeni: