SHPËRNDAJE

“Janari i vitit 2000 ishte një kthesë Historike për shqiptarët e Luginës së Preshevës, periudhë e cila për shum kend është e freskët, sidomos për ata që dhanë më të shtrenjtit e tyre” kështu u tha sot në Dobrosin të Bujanocit me rastin e 19 vjetorit të daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ku u përkujtuan edhe dy ngjarje tjera të cilat përlotën popullin shqiptarë, varsja e vëllezërve Saqipi, martirë nga Dobrosini dhe 19 vjetori i rënies së Dëshmorit Besim Faiku nga Twrrnoci.

Ish-ushtarë të UÇPMB-së, vetëranë dhe famijarë të dëshmorëve, pamvarësisht kushteve atmosferike sot ia kishin mësyrë Dobrosinit për ta përkujtuar daljen për herë të parë të uniformës e cila kishte për qëllim clirimin e trojeve shqiptare nga okupimi. Fillimisht në varrezat ku pushojnë vëllezërit Saqipi martirë nga Dobrosini u bënë homazhe dhe u vendosën kurora lulesh për të vazhduar më pas në shkollën e fshatit ku edhe u mbajtë program përkujtimorë.

Në këtë eveniment përkujtimorë i organizuar nën përkujdesjen e Bashkësisë Lokale të Dobrosinit dhe OVL të UÇPMB-së, morën pjesë përfaqësues të pushtetit lokal, subjekteve politike dhe ish-ushtarë të UÇPMB-së. Kryetari i OVL të UÇPMB-së Bejtulla Bejtullahu, tha se, amaneti i dëshmorëve akoma nuk është përmbushur deri në fund, bisedimet Kosovë-Sërbi janë moment final kur dëshmorët mund të jenë të qetë, viti 2019 do të jetë viti kur këto trojë do ti bashkangjiten Kosovës.

Vebi Hajdari ish-komandant i UÇPMB-së nga Dobrosini, kërkoi më shum unitet të faktorit politik për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Luginë së Preshevës, duke shtuar se këto troje, të lira do të jenë atëherë kur do të jenë pjesë e Kosovës. Për rëndësinë e bisedimeve Kosovë-Sërbi dhe statusin e shqiptarëve të Luginës foli edhe kryetari i komunës së Bujnaocit Shaip Kamberi. Fjalim prekës për të pranishmit paraqiti edhe vajza e familjes së martirëve Saqipi. E cila në fjalimin e sajë emocional paraqiti dhimbjen e kësaj familje edhe sot pas 19 viteve. Të pranishmit homazhet i vazhduan edhe te varri i Besim faikut në Tërrnoc të Bujanocit për ta kujtuar jetën dhe veprën e dëhsmorit. Kryetari i APN-së në Bujnaoc Arbër Pajaziti pas homazheve në Dobrosin dhe Tërrnoc, ka shkruar se, Avansimi i vetëm në favor të shqiptarëve ishte ai pas nënshkrimit të marrëveshjes së Konçulit, kjo falë luftës së UÇPMB-së. Prej asaj kohe e deri sot, çdo ditë ka shkuar duke u bërë më keq, ka shkruar Pajaziti. Pamvarësisht se kjo datë është një Histori në vete e popullit shqiptarë të Luginës së Preshevës, interesimi i popullatës për ta bërë sa më madhështorë këtë evenimet nuk është i kënaqshëm.(presheva.com)