SHPËRNDAJE

Tre studentët nga universiteti “Kosovo Art Academy” kanë arritur të bëhen pjesë e ekspozitës “Beyond Peace 2018 DMZ Art & Design” në Kore të Jugut duke përfaqësuar artin kosovar me punimet e tyre.
Artistja Fazile Berisha, ka aplikuar me dy posterë të temës ekologjike të titulluar “Hazardous Field” dhe “Hazardous Planet”.

Studenti Bajram Sylejmani, ka aplikuar me një poster të temës ekologjike të titulluar “Green Energy” dhe studenti tjetër Besnik Rexhaj ka aplikuar me dy posterë të temës ekologjike të titulluar “Day of the better planet” dhe “Day of the dead planet”.

Ekspozita do të qëndroj e hapur për një muaj dhe gjithashtu do të rihapet në disa qytete të Koresë Jugore.