SHPËRNDAJE

Në fazën finale është renovimi i sallës së edukatës fizike në Gjimnazin Skënderbeu në Preshevë.

Gjatë këtyre ditëve është punuar intensivisht për adaptimin dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe profesorët e edukatës fizike në kuadër të këtijë institucioni edukativo- arsimorë, thonë kështu për portalin preshevacom drejtues të pushtetit lokal në Preshevë.

Sipas tyre punimet në renovimin e plotë të këtij objekti shkollorë janë në përfundim e sipër.Investimet në institucionet arsimore do të vazhdojnë me tempo më të madhe edhe gjatë vitit 2019 ku parashihen adaptime dhe renovime të shkollave në komunën e Preshevës./presheva.com/