SHPËRNDAJE

Në Festivalin ” Mitrovica in Fest ” , në qytetin e Mitrovicës , shfaqja ” Misteri ” nga Teatri i qytetit të Preshevës , rrëmbeu dy çmime :

Regjia më e mirë e Festivalit i takoi regjisores së shfaqjes Afeida Boriçi Memeti;

Aktori më i mirë joprotagonist i takoi aktorit të shfaqjes Artan Ibishi .

Drejtori i Shtëpisë së Kulturës, Valon Nuhiu ka shprehur faleminderim të veçantë karshi organizatorëve të Festivalit për një punë të mrekullueshme dhe të palodhshme.

Nuhiu shpreson që vitin tjetër ky Festival të ketë më shumë mbështetje financiare nga Komuna e Mitrovicës dhe të jetë sa më jetëgjatë.

Ai ka potencuar në këtë mënyrë ecim tutje duke punuar dhe duke përfaqësuar qytetin e Preshevës me përkushtim dhe me shumë krenari. Valon Nuhiu ka uruar aktorët , regjisoren dhe ekipin teknik te shfaqjes./presheva.com/