SHPËRNDAJE

Banorët e fshatit Rahovicë e veçanërisht ata që merren me bujqësi kanë hasur probleme për ujitjen e të mbjellurave.

Kryetari i bashkësisë lokale të Rahovicës z.Vehbi Rexhepi dhe banorët e këtij fshati i janë drejtuar Komunës së Preshevës për prishjen e këtij gypi i cili kishte dekfekt prej shumë kohësh. Punimet rreth këtij objekti janë duke u kryer nga kompania”Moravica”. Defekti i cili ndodhet tek penda e Rahovicës dhe dekti tjetër që ndodhet në gypin e poshtëm,pritet të kryhet brenda dy ditëve.