SHPËRNDAJE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka paralajmëruar hapjen e disa laboratorëve nëpër Serbi.

“Do të ketë ende laboratorë në Beograd, pasi është vatër e virusit. Do të hapen laboratorë edhe në Shabac, Uzhice, Zajeçar, Krushevc, Vranjë. Në kuadër të Institutit për Shëndetësi Publike do të hapim laboratorë edhe në Kragujevc dhe Mitrovicë”, ka thënë Bërnabiq.

Me hapjen e këtij laboratori në Insitutin për shëndet publik në Vranjë, do të përshpejtoj edhe marjen e rezultateve të mostrave të dërguara nga shtëpia e shëndetit në Preshevë dhe Bujanoc.

Deri më tash, institucionet paralele shëndetësore në veri të vendit, testet për COVID-19 i kanë kryer në Kralevë, Nish e qytete tjera të Serbisë./presheva.com/