SHPËRNDAJE

Nxënësit në Jezerc shkojnë në shkollë dhe mbeten analfabet

Në shkollën fillore “Skënderbeu” në Jezerc të Ferizajt disa nxënës nuk dinë alfabetin e gjuhës shqipe dhe shkrim lexim.

Mësimdhënësit fajësojnë prindërit për këtë dukuri.

“Arsyeja që këtë nxënës janë të dobët është për shkak se prindërit nuk punojnë me ta fare  është një dëm shumë i madh tek nxënësit por edhe tek ne mësimdhënësit”, ka thënë një profesori në këtë shkollë.

Sipas asaj që raporton RTV 21, kishte edhe nxënës në klasa të tjera që nuk dinin shkrim lëxim.