SHPËRNDAJE

Doganierët sekuestruan 7,000 cigare në vendkalimin kufitar të Preshevës me Maqedoninë veriore, të cilën një çift i martuar u përpoq të kontrabandonte.
Shkelja u zbulua kur një makinë me targa britanike kur mbërriti në linjë për kontroll të rregullt të hyrjes në vendkalimin Preshevë, me të cilën një familje prej katër personash po kthehej nga pushimet për në Britani, ku ata jetojnë dhe punojnë, përcjell presheva.com.

Siç njofton dogana, përcjell presheva.com, shoferi dhe gruaja e tij thanë se ata po bartnin vetëm sende personale.

Pas një kontrolli të detajuar të makinës, doganierët zbuluan se kishte shumë pako të fshehura cigaresh në zgavrat e bagazhit, si dhe në mbështjellësin në mes të ulësve të pasme.

Pasi të ishin nxjerrë të gjitha paketat nga zgavrat, u përcaktua se bëhej fjalë për 35 kuti cigaresh që shoferi deklaroi se ishin blerë në Maqedoninë Veriore për nevoja personale./presheva.com/