SHPËRNDAJE

Çmimi i naftës nëpër tregjet botërore çdo ditë e më shumë po bije. Ulje të çmimeve të naftës do të ketë gjatë javës që vjen edhe në shtetin fqinjë, Maqedoninë.

Momentalisht një litër naftë në Maqedoni kushton 52.5 denarë apo 85 cent.

Atje sipas analizave pritet që nga e hëna çmimi i dizelit do të bie ndër 50 denarë, që në euro është 81 cent, derisa benzina do të bie ndër 60 denarë, që është rreth 97 centë.

DerivatetJanar2015
Çmimet aktuale zyrtare të derivateve të naftës në Serbi

Ulja e çmimeve nuk po ndodh edhe tek ne, aktualisht në vendin tonë çmimi i derivateve të naftës (Eurodizelit)  është 143 dinarë apo 1 euro e 17 cent.

Dallimi me Maqedoninë dhe Serbinë në çdo litër eurodizel i bie rreth 45 dinarë apo 37 cent, apo për një veturë me rezervoar mesatar prej 50 litrave rreth 18.5 euro. /presheva.com/