SHPËRNDAJE

vetura-te-perdorura

Nga data 1 korrik në Maqedoni nuk do të lejohet importi i veturave me standart EURO-3 të cilat janë prodhuar para vitit 2005. Për ta shrytëzuar këtë mundësi të fundit, importuesit po importojnë një numër të madh veturash të përdorura.
Vetëm katër muajt e parë të vitit janë importuar 9500 vetura të përdorura, gati dyfishi i numrit në të njëjtjën periudhë të vitit të kaluar.

Rritje pëson edhe importi i veturave të reja si edhe i kamionëve dhe autobusëve.

Nga Ministria e Ekonomisë informojnë se pas datës 1 korrik do të lejohet importi vetëm i veturave me standard EURO-4 e sipër, respektivisht të prodhuara pas vitit 2005.