SHPËRNDAJE

Një vajzë me peshë 4 kile është foshnja e parë e lindur në Vranjë. Ajo ka lindur në Spitalin e Maternitetit të Vranjës më 1 janar në orën 10:55.

Në ditën e parë të vitit të ri, lindën dy djem dhe një vajzë tjetër. Ndihmës kryetari Aleksandar Stajiç dhe kryetari i bashkisë Miroljub Stankoviç vizituan spitalin e maternitetit të Vranjës.

Ata i dhanë kupon prej 50 000 dinarë nënës së foshnjës Rumejsa Elezi nga fshati Bilaç, komuna e Bujanocit.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2018 lindën 1,487 foshnje, 19 më pak se një vit më parë.

Në prag të Vitit të Ri, sipas të dhënave që vijnë nga shtëpia e shëndetit në Preshevë, ende asnjë fëmijë nuk ka lindur në maternitetin jashtëspitalor të Preshevës./presheva.com/