SHPËRNDAJE

Në Medvegjë me kërkesë të KK PASIVIZOHEN shqiptarët. Me kërkesë të pushtetit lokal ku pjesë e koalicionit qeverisës janë edhe partitë shqiptare PVD në koalicion me PDSH, në vendbanimet shqiptare ka filluar një pasivizim i popullatës në masë të madhe. Sipas një dokumenti të siguruar nga portali Presheva.com, shihet se me kërkesë të Kuvendit Komunal ka filluar një pasivizim i popullatës i cili po përfshinë në mas të madhe shqiptarët.

Burimet shqiptare nga kjo komunë bëjnë të ditur se në shënjestër janë kryesisht vendbanimet shqiptare, gjegjësisht popullata shqiptare e shpërngulur e cila për shkak të kushteve të vështira socio-ekonomie është detyruar që ti branktis trojet e veta.

I pyetur se përse po ndodhë një gjë e tillë, burimi ynë nga Medvegja ka thënë se, “qëllimi kryesorë është spastrimi etnik, por më e keqja është se askush nga përfaqësuesit shqiptarë partnerë të koalicionit qeverisës në institucionet komunale nuk është duke e ngritur zërin në këtë drejtim” Personi i cili është pjesë e opozitës në KK të Medvegjës është shprehur se, kjo gjendje edhe më shumë është duke e penguar kthimin e popullatës dhe shpresën se në komunën e Medvegjës një dit shqiptarët mund të kthehen.

Dokumenti i siguruar nga portal ynë, dëshmonë se, si me kërkesë të organeve komunale kërkohet pasvizimi i një qytetari dhe arsyetimi përse duhet pasivizuar. Pasivizime të qytetarëve kanë ndodhur edhe më parë në komunat e Preshevës dhe Bujanocit, dhe kjo nuk është një risi, por është hera e parë që pasivizimi bëhet me kërkesë të organeve komunale dhe kjo ka ngjallur frigë tek ata pak banorë shqiptarë që kanë mbetur në këtë komunë.

“Jemi të fikësuar jashtë mase se një dit do të pasivizohemi edhe ne që kemi mbetur, sepse organet tona kompetente ku janë edhe shqiptarët aspak nuk janë duke çarë kokën për ne” është shprehur qytetari S.H nga Medvegja. “Ne rastin do ta paraqesim edhe në OSBE dhe do të kërkojmë që sa më parë të reagojnë sa nuk është bërë vonë” i ka thënë Presheva.com, këshilltari komunal nga radhët e opozitës në komunën e Medvegjës./presheva.com/