SHPËRNDAJE

Lojaliteti i përfaqësuesve shqiptarë në Medvegjenga pas lufta e deri më tani nuk ka dhënë sukses ndërsa edhe përfaqesuesit e popullatës shumicë nuk e kanë vlerësuar por përkundrazi, kjo qasje është dëshmuar si e dëmshme deri në sjelljen nëpikepyetje egzistencën e etnisë shqiptare autoktone në Medvegjë, shkruan kështu në profilin e tijë në fb, Muharrem Salihu bartës i listës Të gjithë për Medvegjën.

Sipas Salihut në zgjedhjet e fundit lokale 2015, shqiptarët tentuan të marrin pjesë më të organizuar se zakonisht por në ato zgjedhje shteti përmes policisë dhe xhandarmërisë ua ndaloi duke u mbyllur rrugën për tek kutitë e votimit.

Në këtë mënyfrë sipas Salihut shqiptarët nuk arritën të zgjedhin dhe të zgjidhen në mënyre të drejtë por kjo u realizua pjesërisht e që nuk mjaftoi që shqiptarët e këtushëm të krijojnë mekanizma mbrojtës nga presioni dhe diskriminimi i vazhdueshëm shekullorë. Salihu ka potencuar se nga viti 2015 e deri më sot, ku më 8 shtatorë priten zgjedhjet e rregullta lokale ne Medvegjë nga listat e votuesve shqiptare mungojnë afro 4000 votues shqiptarë, të cilëve përmes keqperdorimit të ligjeve në fuqi në mënyrë të përzgjedhur ua pasivizuan adresat.

Si pasojë u mohohet e drejta për t’u pajisur me dokumenta personale dhe si rrjedhojë e këtij diskriminimi atyre ju mohohet edhe e drejta për pjesmarrje në këto zgjedhje. Sot, shqiptarë me të drejte vote kanë mbetur pak më shume se 1000 votues. Pas tentimit të mohimit të identitetit, për shqiptarët autokton hapi tjetër i radhës mundë të jetë tentimi i mohimit të pronave të tyre në pamundësi për të deshmuar pronësinë mbi to, thotë Salihu.

Bashkëqytetarët e vecanërisht bashkombasit e Medvegjës edhe pse të vogël në numër kësaj radhe më datë 8 shtator duhet të vendosin nëse duan të vazhdojnë me politikën e deritanishme pasive apo duan të zgjohen dhe zgjedhin për një politikë të re aktive ku problemet nuk do të qëndrojnë nën tavolinat e pushtetit lokal por do të përfundojnë mbi tavolinat ndërkombëtare, thuhehet kështu në shkrimin e postuar në fb nga Muharrem Salihu, bartës i listës Të gjithë për Medvegjën./presheva.com/