SHPËRNDAJE
Pas një sëmundje të rëndë në moshën 58 vjeçare është ndarë nga jeta punëtori i bibliotekës së qytetit, Sulejman Mehmeti nga fshati Miratoc. I ndjeri nga viti 2013 ishte punëtor i këtij institucioni, duke i shërbyer me nder të gjithë qytetarëve. Edhe pse sëmundja e kishte kapluar, ai për asnjë moment nuk iu nda punës, duke shtuar kurajën deri në ditën e fundit të jetës së tij. Ndarja në moshën më të mirë të të ndjerit Sulejman Mehmeti do të jetë humbje e madhe për institucionin dhe gjithë komunën e Preshevës. Kolektivi i bibliotekës Mehmet Jusufi i shpreh ngushëllime familjes dhe gjithë farefisit./presheva.com/