SHPËRNDAJE

Vehid Ibrahimi përfaqësues i fshatit Muçibabë tha për rajonipress se në këtë fshat dyshohet për dy varreza masive të cilat janë lënë pasdore dhe kurrë nuk janë hetuar. Varrezat dyshohet se ndodhen në dy mahalla ajo e Shanaviqe dhe Mahalla e Currelëve. Ibrahimi thotë se e ka alarmuar edhe më herët rastin për këto dyshime, por është injoruar nga policët ndërkombëtar.
Vehid Ibrahimi përfaqësues i fshatit thotë për rajonipress se dyshimet e tij janë të bazuara sepse në atë vend në vitin 2000 janë gjetur rreth 100 letërnjoftime. “Këto letërnjoftime janë gjetur nga Banush Zymberi dhe i janë dorëzuar KFOR-it amerikan. Prej tyre vetëm 30 letërnjoftime i janë dhënë banorëve të Llashticës kurse të tjerët kanë mbetur. Ne dyshojmë se në dy mahallat e Muçibabës gjenden dy varreza masive” tha Ibrahimi.

Ibrahimi tha se në vitin 2002 e ka lajmëruar Kryqin e Kuq të Gjenevës dhe atë vendor, por edhe policinë e UNMIK-ut, por kërkesa e tij është injoruar. Ibrahimi tha se ky vend është izoluar menjëherë pas luftës, por kurrë s’është hetuar.

Fatkeqësia është e jona sepse pas 15 vitesh po e bëjmë publik këtë detaj tha Ibrahimi./rajonipress/