SHPËRNDAJE

Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc më 23 janar e ka hapur konkursin për punësimin e mjekëve, infermierëve dhe personelit jo mjekësor në këtë institucion shëndetësorë, ku sipas drejtoreshës Lela Jovanoviç, kanë konkuruar 77 persona, për gjithsej 18 vende pune, prej tyre mjekë, infermierë dhe personel jo mjekësorë. Konkursi në fjal është mbyllur dhe në kohë të caktuar për 3 muaj janë peranuar 6 mjekë, 1 dentist, 7 infermierë, 2 shoferë dhe2 mirëmbajtës. Në një deklaratë drejtoresha Jovanoviç, ka thënë se të gjitha vendet e parapara janë plotësuar dhe të gjith të punësuarit janë nga komuna e Buajocit. Ndërkaq ajo që ka qenë më shqetësuese, është fakti se në vendbanimet Nesalcë, Konçul dhe Bilaç për muaj të tërë ka patur mungesë të mjekëve dhe popullata e këtyre vendbanimeve është dashur që për kontrolla mjekësore ti drejtohen shtëpisë së shëndetit apo ambulantave më të afërta. Me pranimin e mjekëve në kohë të caktuar për 3 muaj, ky problem pjesërisht dhe përkohësisht është zgjidhur. Në Bilaç tashmë është angazhuar një mjek po nga ky vendbanim i cili punon në ambulantën e fshatit, kurse në Nesalcë është angazhuar mjeku i cili punon të hënave, mërkureve, dhe premteve në orarin e paraditës, ndërsa të marteve dhe enjteve i njeti është i angazhuar në fshatin Konçul, gjithashtu në orarin e paraditës. Presheva.com ka mësuar se më parë në këto vendbanime kishte kontrolla mjekësore 5 ditë të javës sepse mjeku kishte udhëtuar me termine nga Nesalca në Konçul çdo ditë të javës. Si do që të jetë drejtoresha Jovanoviç këtë situatë e sheh si zgjidhje adekuate, ajo në deklaratën e sajë ka thënë se “Me pranimin e mjekëve në këto vendbanime tash kryhen kontrollat mjekësore dhe për momentin nuk kemi probleme”. Presheva.com ka kontaktuar edhe me banorët e fshatit Bilaç, Nesalcë dhe Konçul të cilët kanë thënë se, për momentin ky problem pjesërisht është zgjidhur por pas tre muajve çka do të ndodhë kur këtyre mjekëve ti skadojë kontrata, dhe prap me muaj të tërë të mbesim pa mjekë në ambulantat tona, shprehen të shqetësuar banorët.