SHPËRNDAJE

Në panairin ndërkombëtar të tekstilit në Barcelona kryqyteti i Katalonia-s mori pjesë edhe presidenti i kompanisë MEDINVEST nga Medvegja, Muharrem Salihu.

Gjatë deklaratës për portalin preshevacom Salihu ka potencuar se pjesmarrja e tijë në këto panaire ndërkombëtare ka rëndësi të veçantë sepse shkëmbehen përvoja me profesionist të suksesshëm nga sfera e biznesit dhe krijohen ura bashkëpunimi me ta. Në qendër të vëmendjes ishte industria Kineze e cila po merr teren me shpejtësi të madhe në këtë fushë dhe jo vetëm ka thënë Salihu.

Sipas presidentit të kompanisë vendore MEDINVEST nga Medvegja, Muharrem Salihu katalonia vend i cili po aspiron pamvarësinë nga Spanja me presidentin e vet Puig Demond në egzil është një vend i organizuar mirë për tia patur zili edhe shumë shtete të BE-së./presheva.com/