SHPËRNDAJE

Xhandarmeria-04

Situata në Preshevë është apsolut stabile dhe nën kontroll. Në këtë moment nuk ka asnjë tregues që mund të shkaktoj destabilizim të gjendjes dhe panikë tek qytetarët.

“Nuk ka panikë. Këtu shitoret dhe kafiteritë punojnë normal. E vetmja që di është që dje disa familje nga Kumanova kanë kaluar natën tek të afërmit e tyre dhe në mëngjes janë kthyer në vendlindje” ka thënë Belgzim Kamberi, kryetar i Këshillit për të drejtat e njeriut.

Kryetari i komunës së Preshevës ka deklaruar sot se nga fillimi i konfliktit e deri sot në Preshevë nga Kumanova kanë arritur rreth 700 shqiptarë nga Maqedonia.

Njeriu i parë i komunës ka vizituar vendkalimin kufitar ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë, ku ka biseduar me përfaqësues të policisë kufitare. Ai, siç thotë, është i njoftuar se mbrëmë nga ora 19 shqiptarëve nga Maqedonia iu është pamundësuar që të hyjnë në Serbi, andaj edhe ka kërkuar nga policia kufitare që në të ardhmen ti mundësohet kalimi kufitar. /presheva.com/